Ngjarja e ndodhur pas mesnate në zonën e Astirit, në Tiranë, ka sjellë detaje të reja.
Teksa u raportua për të shtëna me armë zjarri, mësohet se efektivë të komisariatit nr.5 e kanë ndërmarrë operacionin me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar për “Grabitje me armë”. Por policia nuk ja ka dalë të ndalojë personin në kërkim, pasi ky i fundit ka braktisur mjetin ML dhe personi/at që gjendeshin brenda në makinë janë larguar menjëherë, duke i shpëtuar prangave të policisë.
Makina e mbetur në rrugë është kontrolluar, ku dhe dyshohet se një prej xhamave të saj është thyer si pasojë e përdorimit të armës.
Sakaq, policia ka vijuar edhe me kontrollin në lokale dhe serviset me shpresën se do të arrestonte personat që mundën të arratiseshin.
Në lidhje me aksionin, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Tiranës.