U raportua për të shtëna me armë zjarri dhe të plagosur, ja si qëndron e vërteta sipas policisë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm pranë Gjykatës në qytetin e Shkodrës. Por sipas policisë bëhet fjalë për një sherr mes dy bashkëshortëve dhe nuk ka të plagosur. Nuk dihet arsyeja e konfliktit, ndërsa të dy personat janë shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i policisë

Në Shkodër, në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në afërsi të Prokurorisë.

Sherbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje  dhe  nga krehja e zonës nga sherbimet e Policisë  deri tani nuk rezulton të ketë ngjarje me armë e as te lënduar apo viktima.

Sherbimet e policisë po vijojnë krehjen e zonës, për të zbardhur telefonatën, që rezulton deri tani e pavertetë, pasi ka pasur vetëm një konflikt fizik e verbal  midis dy bashkëshortëve që po shoqërohen në Komisariat për sqarime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *