Paraditen e sotme, u raportua nga media se në vendin tonë janë shfaqur dy raste të reja me variantin Delta. U tha se rasti i parë është ai i një studenteje të ardhur nga jashtë shteti, ndërsa rasti i dytë ishte në Përmet tek një person 45 vjeçar i ardhur dhe ky jashtë Shqiperisë.
Mirëpo, Instituti i Shëndetit Publik e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Me anë të një njoftimi të bërë për mediat, ISHP informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.
Sipas ISHP-së, pavarësisht numrit të lartë të testimeve, u bë e ditur se nuk ka sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë.
“Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në deklaratë.
/Priza.al/