Ish-fituesi i edicionit të dytë të BiG Brother, Qetsori është bërë sërish pjesë e formatit mbrëmjen e djeshme. Duke se Qetsori nuk ka humbur aspak kohë, pasi ka filluar të sulmojë Luizin përmes Kiarës.
Pas përfundimit të spektaklit, teksa qëndronin në oborr, Kiara u përfshi në një diskutim me Oltën në lidhje me sulmet e saj për lidhjen e Kristit dhe Keisit, të cilat sipas moderatores mund të kenë ndikuar edhe në perceptimin që Sabiani ka krijuar për çiftin duke i parë ata nga jashtë.
Në këtë moment, Qetsori ndërhyri në bisedën mes tyre, duke kërkuar leje të përfshihet në debate. Ai iu drejtua Kiarës duke përfshirë edhe Luizin.
Në këtë moment Luizi iu drejtua duke thënë se ai është i vetëdijshëm se kur duhet dhe kur nuk duhet të bëhet pjesë e një debate me persona të tretë, duke i bërë të qartë se rregullorja nuk e lejon të flasë për ngjarje që kanë ndodhur para se ai të bëhet pjesë e formatit, pasi kjo konsiderohet informacion nga jashtë.
Pjesë nga biseda:
Qetsori: A mund t’ju përfshij juve në një bisedë.
Kiara: Çfarë lidhje kishe ti këtu, po flisja me Oltën.
Qetsori: Ka lidhje si nuk ka, do jetojmë në një shtëpi.
Kiara: Ti nuk ke qenë fare sot këtu.
Qetsori: Në një moment nëse të përfshij këtu, a bëj gabim.
Luizi: Kur të vij radha na përfshij, jepi mos e çaj kryt.
Qetsori: Nuk ka nevojë me ça kryt.
Kiara: Mos e vrit mendjen tha, nuk tha mos çaj kryt.
Luizi: E kupton ti kur duhet me ndërhy, dhe kur nuk duhet.
Luizi: Ky fillimi është i lezetshëm, më vjen keq për Qetsorin, tu u mësu me shtëpinë, s’po i del koha me e shiju. I shkreti. Ka hall Qetsori se ka dy javë imunitet “ia tregoj unë se çfarë i bëj atij shkodrani”. Sa kam kalu unë si Qetsori. Më ka shku jeta në tallava nga mëngjesi deri në darkë.
Elvis Pupa: Mos na i përmend tallavanë tani.
Luizi: Po prandaj ta thashë.
Elvisi: Lëre se duhet me e kërku pastaj