‘U rikthye parimi i kufizimit’/ Berisha: Qeveria po vjedh fondet e Universiteteve

Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur një bashkëbisedim me studentët.

Berisha tha se situata në Universitete është e zymtë dhe autonomia e tyre është dobësuar.

Sakaq theksoi se qeveria ka rikthyer kontrollin në Universitete përmes administratorëve dhe po vjedh fondet.

“Është një moment i rëndësishëm për botën akademike dhe vendin. Universitetet në histori kanë pasur një rol përcaktues në zhvillimin e një kombi dhe ato kombe që i kanë pasur të vona universitetet, kanë pasur histori shumë të vështitirë. Kombet me universitete të hershme kanë pasur zhvillim, pasi janë qendra drite, dije dhe lirie. Kanë autonomi dhe pavarësi të studentëve dhe pedagogëve por kjo është një periudhë e vështirë për universitetet tonë, në këto 8 vite në mënyrë të pamerituar u ndoq një politikë rrënuese për universitete. U rikthyen nga rilindja parimet atavike të tejkaluara që nga vitet ’70-80 në vendet e lira, u rikthyen parimi i kufizimit dhe pranimeve të kufizuara dhe jo dyerve të hapura të cilat vendet e lira e kanë vendosur. U rikthye kontrolli qeveritar nëpërmjet administratorëve dhe nuk zbatojnë në bazë të interesave të studentëve por zbatojnë urdhrat e qeverisë. Po rrëmbehen fondet e universitetit që fitohen nga tarifat”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *