U rikthye te Interi, Lukaku i uritur: Mendoj vetëm për titullin, nuk më intereson…

Romelu Lukaku duket më i uritur se asnjëherë. Sulmuesi që u kthye këtë verë te Interi thotë se e vetmja gjë që mendon është titulli.

“Këtu jemi te Interi. Ne luajmë për Scudetton. Ju them sinqerisht, unë mendoj vetëm për këtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, nuk më intereson se kush del golashënuesi më i mirë. Golat vijnë, nuk më intereson aspekti individual” – Tha ai.

Nënkampionët e Italisë do të luajnë ndaj Lecces në transfertë ndeshjen e parë të kampionatit. Takimi luhet të shtunën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *