Shkolla “Bedrie Bebeziqi” e cila ishte njëra prej të dëmtuarave nga tërmeti i 26 nëntorit në 2019 në Durrës është fituese e çmimit ndërkombëtar të arkitekturës “BigSEE Architecture Award 2021”.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili teksa ka publikuar disa foto nga shkolla e rindërtuar shkruan se dje ishte gërmadhë e tërmetit, ndërsa sot fituese e një çmimi prestigjioz.
“Shkolla “Bedrie Bebeziqi” dje gërrmadhë e tërmetit në Durrës, sot Fituese e çmimit prestigjoz ndërkombëtar të arkitekturës. “BigSEE Architecture Aëard 2021”, shkruan Rama.
Nga tërmeti i 26 nëntorit në 2019 humbën jetën 51 persona si dhe u shkaktuan dëme të pariparueshme në qytetin e Durrësit.
/Priza.al/