Një familje në Fort Worth, Teksas, është ribashkuar me vajzën e tyre e cila u rrëmbye si ndërsa ishte vende një foshnjë rreth pesë dekada më parë.
Bashkimi i tyre është arritur pas një testi ADN-je i cili ka arritur të identifikojë prejardhjen e saj. Bëhet fjalë për një test ADN i cili gjurmon prejardhjen e personave dhe lidhjen e mundshme me persona të tjerë dhe vendndodhjen e tyre.
Melissa Highsmith ishte vetëm 22 muajshe në vitin 1971 kur dyshohet se u rrëmbye nga një grua që familja e kishte punësuar për tu kujdesur për vogëlushen.
Highsmith, e cila është pagëzuar me emrin Melanie në familjen në të cilën është rritur, ka jetuar në Fort Worth për pjesën më të madhe të jetës së saj, duke mos e ditur kurrë se ajo ishte rrëmbyer.
Ndaj Melissa nukkishte as dijeni që familja kishte dekada që po e kërkonte, derisa e kontaktuan nëpërmjet Facebook-ut.
“Babai im më dërgoi mesazhe në messenger dhe më tha, ‘Kam qenë duke kërkuar vajzën time për 51 vjet,” tha Highsmith për KTVT.
Pyeta personin që më rriti nëse kishte ndonjë sekret që nuk ma kishte treguar dhe rezultoi se ai e dinte që unë isha rrëmbyer.
Takimi i parë me prindërit biologjikë është realizuar të shtunën, kur edhe është bërë testi ligjor i ADN që konfirmoi lidhjen e tyre familjare.
“Edhe pse në momentin që pamë fotot e saj dhe punuam për shenjën e saj të lindjes dhe kuptuam se ‘ditëlindja’ e saj është kaq afër Melisës sonë, nuk kishim asnjë dyshim se ajo ishte vajza jonë”, shtoi familja në një Facebook.
Një profil i rastit të Highsmith nga Sistemi Kombëtar i Personave të Zhdukur dhe të Paidentifikuar vë në dukje se foshnja e zhdukur kishte një shenjë lindjeje në pjesën e sipërme të shpinës. Raporti përfshin gjithashtu një skicë të dados që mendohet se e rrëmbeu dhe fotot e përparimit të Melissa-s kur ishte foshnje.
“Thjesht nuk mund ta besoja. Mendova se nuk do ta shihja më kurrë”, tha nëna e saj, Alta Apantenco, mes lotësh, duke kujtuar ribashkimin.