Një 67-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht pasi u rrëzua nga biçikleta në rrugën Aleks Buda në kryeqytet.
“Në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën“, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.