Një 17-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën sot në spital. Policia e ka referuar rastin në prokurori për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Mësohet se 17-vjeçari M. Kashta në datën 31 mars është rrëzuar nga biçikleta dhe ka pësuar dëmtime.
Familjarët e kanë çuar në spital ku u trajtua për 2 javë nga mjekët. Më pas djali është dërguar në banesë ku sërish ka shfaqur shqetësime.
/Priza.al/