Një fëmijë i moshës 4-vjeçar është dëmtuar rëndë pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.
4-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, në fshatin Berdenesh, Sarandë. Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.