U rrëzua nga parashuta/ Ky është momenti kur çeku nxirret i pajetë nga shkëmbinjtë (Foto)

Një turist çek ndërroi jetë ditën e sotme në Himarë. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 15:30 te përroi i Palasës.

70-vjeçari nga Çekia pësoi arrest kardiak me parashutë dhe vdiq. I moshuari ra nga lartësia në mes të shkëmbinjve.

Zjarrfikëset Himarë morën njoftimin se turisti çek ishte rrëzuar me parashutë dhe u nisën menjëherë për në vendngjarje, por e gjetën pajetë dhe e nxorën nga shkëmbinjtë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *