Një i moshuar ka ndërruar jetë në Kolonjë.
Dyshohet se shtetasi me iniciale S. T., rreth 70-vjeç është rrëzuar nga pema, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Kolonjë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në Leskovik, në vendin e quajtur “Ish-vreshtat”, dyshohet së është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi S. T., rreth 70 vjeç, i cili u transportua në qendrën shëndetësore, Leskovik, ku ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.