Që nga nata e mbrëmshme në shtëpine e “Big Brother Albania VIP”, raportet mes Fifit dhe Granitit kanë ndryshuar. Graniti në një bisedë me Sabianin, Ilirin dhe Fifin, u shpreh se nuk ka ndjenja për këngëtaren dhe e sheh vetëm si një person të afërm.
Këto fjalë të Granitit bënë që Fifit t’i përkeqësohet gjendja mbrëmë, e që më pas kërkoi nga Graniti të mos i fliste më dhe ta linte rehat. Por, para pak minutash në shtëpinë e “Big Brother” është futur një dron i cili kishte një mesazh përkrahje për Fifin.
“Fifi, të duam shumë! Nanushat”, ishte mesazhi në pankartën e vendosur në dron që u shfaq brenda shtëpisë.
Ky mesazh e bëri të lumtur këngëtaren dhe banorët në shtëpi të cilët janë duke qëndruar afër saj pas ngjarjes së fundit.
/Priza.al/