Masyanya, heroina e djallëzuar dhe e mprehtë e një serie të animuar në internet, është e popullarizuar në mesin e rusëve, mbi një milion njerëz janë abonuar në filmin vizatimor në YouTube.
Por episodi i fundit, ka pasur një koment për luftën në Ukrainë, i cili ka ngjallur lavdërime dhe kërcënime.
Menjëherë pasi u publikua, duke grumbulluar tre milionë shikime, autoritetet ruse e ndaluan atë duke thënë se “diskrediton” Forcat e Armatosura të Rusisë.
BBC foli me krijuesin e filmit vizatimor, Oleg Kuvaev, i cili emigroi nga Rusia në Izrael vite më parë, por ende krijon art për vendin e tij. Ai tha se ishte i interesuar se si “histeria e luftës transformon mendjet e njerëzve të zakonshëm, duke i bërë ata të verbër ndaj së vërtetës”.