Sipas zyrtarëve shëndetësor varianti ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.
Në gjithë globin ka një shqetësim për shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit pasi numri i të infektuarve po shënon rritje për shkak të variantit Delta.
Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2 që e shkakton sëmundjen COVID-19, ndryshojnë me kalimin e kohës. Por, disa mutacione mund të ndikojnë në vetitë e një virusi dhe ta bëjnë përhapjen e tij më të lehtë, pastaj ndikojnë në ashpërsinë e sëmundjes që e shkakton dhe rezistencën e tij ndaj vaksinave dhe ilaçeve.
Deri tani janë identifikuar katër variante shqetësuese të COVID-19, përfshirë Alpha, i cili është i pranishëm në 193 vende, dhe Delta, i përhapur në 170 vende. Pesë variante tjera, përfshirë Mu, duhet të monitorohen, sipas OBSH-së. Ky variant është raportuar edhe në vende tjera të Amerikës së Jugut dhe në Evropë.
/Priza.al/