U shkarkua dy vite më parë nga vettingu, KPA rikthen në detyrë prokurorin (Emri)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili shkarkoi nga detyra prokurorin Bledar Maksuti.

Trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen duke sjellë kështu pavlefshmërinë e vendimit të marrë nga KPK në prill të vitit 2021 për shkarkimin e prokurorit të Tiranës.

Në vendimin e marrë për shkarkimin e Maksutit, u dha si arsye deklarimi i pasaktë i pasurive të familjes së tij pavarësisht se pronat e ishin blerë para se ky i fundit të emërohej prokuror.

Bledar Maksuti

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *