U shkarkua nga Kuvendi, presidenti Meta i rikthehet konferencave për shtyp

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të mbajë sot konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve të 25 prillit. Meta prej më shumë se 1 muaji nuk zhvillon asnjë konferencë, teksa sot do të dalë për herë të parë edhe pas shkarkimit nga Kuvendi dy ditë më parë. Në orën 13:00 Presidenca ka paralajmëuar një bashkëbisedim të Metës me gazetarët.

‘Rikthehen konferencat për media të së premtes. Sot Presidenti Meta në bashkëbisedim me gazetarët në ora 13:00, në Institucionin e Presidentit.’, njoftoi Presidenca.

Maxhoranca parlamentare ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Në votim kanë marrë pjesë 114 deputetë, pasi nga 122 deputetë kanë munguar shtatë prej tyre. Nga këta 104 deputetë votuan pro, 7 deputetë kundër dhe 3 abstenim. Fjalën e fundit për shkarkimin e Presidentit Ilir Metën do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Kujtojmë se deputetët që nuk ishin të pranishëm në sallë për të votuar ishin: Ambra Borova, Rudina Hajdari, Enada Koçiraj, Korab Lita, Jetmira Rraboshta, Olta Xhaçka dhe Fidel Ylli.

Komisioni hetimor theksoi se presidenti Ilir Meta u kthye në frymëzues të dhunës duke shkelur nenin 88 të kushtetutës si dhe atë 98 duke u përfshirë në fusharë elektorale. Pjesë e provave të renditura në raport është edhe konkluzioni paraprak i monitorimit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga OSBE-ODIHR, për të faktuar përfshirjen e kreut të shtetit në fushatë elektorale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *