Kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi në Kuvend se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është propozuar për të marrë postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian.
Nikolla tha se ka qenë kreu i grupit të PS, Tauland Balla ai i cili ka kërkuar caktimin e Ahmetajt si anëtar të Komisionit për Integrimin.
“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, tha ai.