Pika kufitare e Morinës i është rikthyer normalitetit, mbas shkrirjes që ju bë strukturave të policisë kufitare në lidhje me arrestimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Bëhet me dije se e gjithë struktura policore është zëvendësuar e po vijon punën normalisht.
Procesi i punës si dhe i hyrjes apo daljes se mjeteve e qytetarëve në dy anët e kufirit është sipas procedurave dhe nuk janë vërejtur probleme apo vonesa të pajustifikuara në kufi.
Sakaq, pika kufitare është shkrirë pothuajse fare në të gjithë nivelet e saj drejtuese dhe të dyshuarit ndodhen tashmë në procedim hetimor.