U shpall fajtor për abuzim seksual/ Reagon Donald Trump: Gjueti shtrigash

Ish-presidenti Donald Trump e quajti verdiktin e gjykatës që e shpalli fajtor për ngacmim seksual një “turp total” dhe tha se ishte një “vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”. Ai vazhdoi të pretendonte se nuk e dinte se kush ishte E. Jean Carroll.

Zëdhënësi i tij Steven Cheung i bëri jehonë Trump në një deklaratë:

“I gjithë ky rast fals është një përpjekje politike që synon Trump, sepse ai tani është një kandidat kryesor për t’u zgjedhur edhe një herë President i Shteteve të Bashkuara.

Abuzimi i vazhdueshëm i Kushtetutës sonë të madhe për qëllime politike është i neveritshëm dhe nuk mund të tolerohet. Kombi ynë është në telashe serioze kur pretendimet që nuk kanë prova apo dëshmitarët okularë mund të pushtojnë gjykatat tona për të fituar pikë politike.”

Trump shpallet fajtor për abuzim seksual


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *