U shpall ‘i padëshiruar’ nga SHBA-të/ Sali Berisha flet si ‘burrë malësie’: Blinken ka shpifur ndaj meje! Ndjehem i fyer në dinjitet. Do ta padis!

Ish-kryeministri Sali Berisha, sot nuk ka folur si politikan dhe ish-president apo ish-kryeministër, por si një “burrë malësie” i prekur në dinjitet dhe nder, kur ka akuzuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken, se ai ka shpifur ndaj tij.

Për vendimin e marrë nga Sekretari Amerikan, Berisha është shprehur se ai ka kapur një avokat personal në Francë dhe ka ngritur një pani për zyrtarin e lartë amerikan, pasi është ndjerë i fyer në dinjitet për atë që kanë shpallur SHBA-të ndaj tij.

Sipas Berishës, këto akuza dhe shpifje ndaj meje nuk i kanë ngritur as kundërshtarët politik më të egër dhe jo më një shtet kampion i demokracisë.

Ai ka shtuar edhe se, personalisht do të paraqesë në gjykatë prova dhe kërkon që edhe Sekretari i Shtetit të paraqes provat në gjykatë dhe jo prova të montuara në Tiranë.

Berisha tha se ka udhëzuar avokatin e tij në Francë, të nisë procedurat për padinë.

“Për arsye të cilat janë të panjohura për mua, sekretari i DASH Blinken, ka publikuar dje pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur dhe shpifësë vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim.

E përsëris që kur kam filluar jetën time politike dhe që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, e deri ditën e djeshme nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim në Francë të ngrejë padi ndaj Blinken për shpifje publike”,- deklaroi Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *