Kreu i PD, Sali Berisha në takimin me gazetarët tha se Lulzim Basha i ka kërkuar që mos të shkojë në Kuvend, pasi SHBA e shpalli non-grata.
Berisha tha se kërkesa e tij lidhej me partinë, pasi sipas Bashës ky veprim do të shkatërronte opozitën.
“Lulzim Basha më tha që nëse shkon në Kuvend, do të shkatërrohet PD-ja. Dhe unë iu përgjigja se një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk e meriton të ekzistojë. Dhe ai pastaj e përdori, për të thënë se ja ky është një shpirtkazëm, që nuk i intereson partia, që e përdor për interesat personale. Në fakt partia ja ku është. Por, një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë është fatkeqësi”,