Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë. Në një postim të ndarë në ‘Facebook’, Berisha ka uruar gjithë kombin amerikan, duke i cilësuar si miq, edhe pse dy muaj më parë u shpall non-grata dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Bashkë me urimin, Berisha ka publikuar edhe disa foto në të cilat shfaqet duke pozuar pranë ish-presidentëve si Obama, Bush, Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
“Miqve te mi ne SHBA dhe kombit te madh amerikan gezuar 4 Korrikun, diten e Pavaresise te vendit tyre te madh,” shkruan Berisha në postim.
/Priza.al/