U shpall si presidenti i ri i Afganistanit/ Kush është Mullah Baradar-i, lideri politik i talebanëve, mik i Obamas, bashkëpunëtor i CIA-s dhe armik i rusëve  

Lufta në Afganistan pas 20 vitesh ka marrë një tjetër rrjedhë teksa janë talebanët ata që kanë nën kontroll vendin.

Emri i Abdul Ghani Baradar, ka dalë në skenë si lideri i cili çoi në fitoren e padiskutueshme teksa ka gjasa që ai të bëhet President i Afganistanit, me largimin e Ashraf Ghani.

Baradar është lideri politik i talebanëve, pasi lideri i përgjithshëm është Haibatullah Akhundzada.

Screenshot 4

Por kush është Bdul Ghani Baradar?

I lindur në provincën Uruzgan në 1968, ai luftoi në muxhahidët afganë kundër sovjetikëve në vitet 1980. Pasi rusët u dëbuan në 1992 dhe vendi ra në luftë civile midis komandantëve të luftës, Baradar krijoi një medrese në Kandahar me ish-komandantin e tij dhe kunatin e njohur, Mohammad Omar.

Së bashku, dy mullatë themeluan talebanët, një lëvizje e kryesuar nga dijetarë të rinj islamikë kushtuar pastrimit fetar të vendit dhe krijimit të një emirati.

Historia e jetës së tij flet vetëm për konflikt të pandërprerë dhe të pamëshirshëm të vendit si dhe prangosjes së përgjakshme.

Pas rënies së talebanëve në 2001, Baradar besohet të ketë qenë në mesin e një grupi të vogël kryengritësish që iu drejtuan udhëheqësit të përkohshëm Hamid Karzai me një letër që përshkruante një marrëveshje të mundshme, ku militantët të njihnin administratën e re.

Zyrtari i lartë taleban: Testi i vërtetë fillon tani - Abc News

I arrestuar në Pakistan në vitin 2010, Baradar u mbajt në paraburgim derisa presioni nga Shtetet e Bashkuara e liroi atë në vitin 2018 dhe u zhvendos në Katar.

Këtu ai u emërua shef i zyrës politike të talebanëve dhe mbikëqyri nënshkrimin e marrëveshjes së tërheqjes me amerikanët.

Vetëm 3 vite më parë ai u lirua nga burgu në Pakistan me kërkesë të SHBA, por ai tashmë mund të bëhet President.

Zëdhënësi i talebanëve telefonon gazetaren e BBC-së derisa ajo ishte në  transmetim të drejtpërdrejtë – ja çfarë thotë ai - Bota Sot

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *