U shpërndau certefikatat praktikantëve, Veliaj: Mundësi e mirë për të rinjtë, pasurojnë CV-të

Një grup studentësh të cilët përfunduan praktikat e punës në Bashkinë e Tiranës, janë pajisur me certifikatat e përfundimit të praktikës, kurse disa prej tyre i janë bashkuar institucioneve publike ku mund të punojnë.

Certifikatat janë shpërndarë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi.

“Disa prej jush i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës, kurse disa të tjerë e kanë filluar CV-në e tyre me një certifikatë të tillë për të aplikuar për një punë, qoftë në institucionet e varësisë të bashkisë, qoftë në ato të qeverisë qendrore ose në privat. Por, përmes këtij programi jam i sigurt se keni kuptuar bazat e asaj që është lidershipi. Duke i cilësuar si “kolegët” e së nesërmes, kryebashkiaku tha se të rinjtë do të kenë gjithë mbështetjen e nevojshme për të ecur përpara. Mezi pres të dëgjoj historitë tuaja të mëdha, që ju do realizoni në këtë qytet, i cili për shumicën prej jush është shtëpia juaj e re. Nuk e di nëse do ishte një qytet tjetër kaq i hapur sa Tirana”, tha Veliaj.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *