U sulmua me fyerje nga tifozët e Lazios, Hysajt i del në mbrojtje ‘antifashisti’ Armando Duka

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka përcjellë një mesazh mbështetës për futbollistin e Shqipërisë, Elseid Hysaj i cili ditët e fundit është bërë çështje në Itali pasi po sulmohet nga ultrasit fanatikë të Lazios. Në prezantimin te Lazio, mbrojtësi këndoi këngën Bella Ciao, por duke ditur se kjo këngë është një himn për Partizanët, tifozët përfituan nga rasti për të ushtruar dhunë verbale ndaj tij.

Duka e këshillon Hysajn të vijojë punën dhe të stërvitet për të dhënë më të mirën tek Lazio, pasi fakti që ka kënduar një këngë jo të pëlqyeshme nuk ua jep atyre të drejtën të vënë në dyshim personalitetin e tij.

Duka thotë se sulmet ndaj Hysajt janë dhunë verbale e idiologjike dhe nuk kanë për të triumfuar ndaj tij pasi s’kanë asnjë lidhje me futbollin.

STATUSI NGA ARMAND DUKA
I dashur Elsi,
Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd.
Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik.
Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *