U sulmua nga hakerat? Air Albania: Sistemet tona janë të paprekuara dhe nën monitorim

Mbrëmjen e djeshme është informuar se kompania e udhëtimit ‘Air Albania’ është sulmuar nga një grup hakerash në të cilën janë marrë të dhënat e kompanisë.

Me anë të një njoftimi bëhej me dije që hakerat kërkonin një shumë parash në mënyrë që sulmi kibernetik të tërhiqej dhe sistemi t’i kthehet normalitetit.

Kompania e udhëtimit ka bërë të ditur sot me anë të një reagimi se ky informacion nuk është i vërtetë dhe se çdo e dhënë është e sigurt.

Njoftimi:

Nisur nga publikimet e fundit mediatike të pavërteta, konfirmojmë për të gjithë pasasgjerët dhe partnerët tanë se sistemet e të dhënave të Air Albania janë të paprekuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Për Air Albania siguria e të dhënave dhe sistemeve operative qëndron në të njëjtin nivel maksimal me sigurinë që garantojmë në avionët dhe udhëtimet tona.

Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet kibernetike 24/7 duke përditësuar gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme edhe programet kompjuterike dhe çertifikatat e sigurisë. Me Air Albania çdo qiell është i sigurtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *