U takua me administratorët e shkollave/ Veliaj: Rihapim 12 shkolla e 8 kopshte, ky trend do jetë çdo vit

I pasi i qytetit, Erion Veliaj është takuar me administratorët e shkollave në ambientet e Bashkisë.

Veliaj tha se janë rreth 10 shkolla që presin të hapen, në mënyrë për të menaxhuar fluksin e popullsisë që sa vjen e ritet në kryeqytet.

Sakaq shtoi se të gjitha shkollat do të jenë të pajisura me sistemet e sigurisë, higjienës ku theksoi se kërkohet një kujdes i madh për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave.

“Unë jam kryetar i Bashkisë së qytetit të vetëm që vijon të rritet në numër popullsie. Kjo është arsyeja pse hapim 12 shkolla të reja më shumë, dhe 8 kopshte dhe çerdhe; pra, me 20 institucione të reja, një trend që do ta mbajmë çdo vit. Edhe vitin tjetër do të hapim 10 shkolla të reja dhe 7-8 kopshte. Është e vetmja mënyrë se si mund të menaxhojmë fluksin e Tiranës. Ajo që kërkoj nga ju është përkushtimi. Kur njerëzit sjellin fëmijët e tyre në shkollat tona, na kanë besuar dritën e syrit, njeriun më të shtrenjtë. Prandaj, kërkoj të kujdeseni për të gjitha, që nga sistemet e sigurisë, te sistemet e higjienës dhe mënyra si respektohen rregullat.

Shkollat e reja janë të gjitha shumë cilësore. Kur bëmë shkollën “Kosova”, thamë se ajo ishte shkolla më e mirë në Republikë. Tani do hapim “Sami Frashërin”, një shkollë e cila është ndërtuar si hotel me 5 yje: me tavan druri, LED, me auditorë, sensorë, me ngrohje-ftohje automatike, palestër për ndeshje olimpike, etj; praktikisht, çdo produkt i ri po bëhet më i mirë se sa tjetri. Por, çelësi është mirëmbajtja. Duke pasur kaq shumë fluks, do të thotë se prodhohet amortizim. Mirëmbajtja është shumë, shumë e rëndësishme. Nëse përgatitemi si skuadër dhe ofrojmë mirëmbajtje, sigurohemi që kjo cilësi të mbetet për shumë vite”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *