U takua me ambasadoren Kim/ Kreu i OSBE-së: Kërkuam fuqizimin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese

Prezenca e OSBE në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i ambasadorit Del Monaco me ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjete sociale, OSBE shkruan se të dy palët kanë rënë dakord që të forcojnë Gjykatën Kushtetuese dhe SPAK-un.

Sakaq shton se të dy liderët janë pozitivë ndaj mundësimit për votimin nga jashtë vendit.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. E falënderuam atë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm me OSBE në Shqipëri, për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar. Ramë dakord të forcojmë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Shprehëm inkurajimin tonë që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë, dhe mbetemi të gatshëm të japim ndihmën tonë”, shkruhet në mesazhin e Prezencës së OSBE-së.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *