U takua me ambasadorin britanik, Alibeaj: Ndava shqetësimin për pasaportat ‘e arta’

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas takimin  me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Alibeaj shkruan se ky takim ishte mjaft i frytshëm, ku thekson se ka ndarë shqetësimin për pasaportat ‘e arta’ dhe emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një takim miqësor dhe të frytshëm me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Gjatë bisedës trajtuam tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike. Lidhur me reformën Administrativo- Territoriale i kërkova Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për ti ofruar qytetarëve shqiptarë një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta. Gjithashtu ndava me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe sigurisht u ndalëm tek problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.

E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qënë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *