Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është takuar me ambasadorin e Holandës Reinout Vos.
Në këtë takim fokusi ka qenë tek krimi i organizuar, trafikimi i lëndëve narkotike, migracionin i paligjshëm dhe lufta ndaj grupeve kriminale.
Nga ana tjetër, Rrumbullaku e siguroi ambasadorin se bashkëpunimi do të vijojë duke intensifikuar shkëmbimin e informacioneve mes palëve, kryesisht nëpërmjet oficerëve të kontaktit, shtimit të skuadrave të përbashkëta hetimore për realizimin e më shumë operacioneve në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.
Ndërsa ambasadori Reinout Vos ka shprehur mbështetje ndaj policisë me donacione të ndryshme, me pajisje për sulmin kibernetik dhe për çdo nevojë që Policia e Shtetit do ketë në fusha të tjera.