U takua me Begajn/ Ambasadorja e SHBA në OKB: Shqipëria është aleati ynë i palëkundur

Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfiel është takuar këtë mëngjes me presidentin Bajram Begaj.

Në këtë takim, ambasadorja ëhtë shprehur se Shqipëria është një aleat i palëkundur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe veçanërisht përballë luftës brutale në Ukrainë. Kjo marrëdhënie mes nesh është forcuar me kalimin e viteve dhe veçanërisht në vitet e fundit”, është shprehur zyrtarja e SHBA në OKB.

Ndërsa Begaj ka theksuar se marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA janë shumë të rëndësishme.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *