Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Tualant Balla është takuar këtë të enjte me Drejtuesen Ekzekutive të Open Gov Hub në Ëashington DC, Nada Zohdy.
Mësohet se gjatë takimit është diskutuar për rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare në aktivitetet parlamentare.
“Pjesëmarrja në veprimtarinë e Kuvendit e sjell publikun më pranë përfaqësuesve të tyre, krijon mundësinë që ata të adresojnë probleme e të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme për to, të analizojnë e vlerësojnë rezultatet e zbatimit të politikave, si dhe të mbikëqyrin veprimtarinë e të zgjedhurve të tyre”, thuhet në njoftimin për shtyp.