Presidenti Bajram Begaj është duke zhvilluar një konferencë me homologun e tij italian, Sergio Mattarrella.
Begaj tha se miqësia me Italinë është shumë e rëndësishme, ku u zotua se nuk do lejojë vendet e tjera që të influencojnë në politikën e vendeve.
Sakaq shtoi se vendi ynë mbështet dialogun Serbi-Kosovë, pasi bota ndodhet në një zonë të ashpër ku siguria e vendeve rrezikohet çdo ditë.
“Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi. Bashkëpunimi me Italinë ka pasur rezultate pozitive, është partner tregtar. Nuk do lejojmë që vendet e tjera të influencojnë në politikën e vendeve. Vizita e homologut ndihmon në forcimin e partneritetit, Italia na ka mbështetur në procesin e integrimit. Do rrisim bashkëpunimin në fushën e mbrojtës, bashkëpunim në edukim është me rëndësi për njohjen e vendeve. E sigurova presidentin për angazhimin e plotë, për të kandiduar në UNESKO për kulturën. Miqësia jonë do bëhet më e vyer, do e ruajmë si pasuri”, tha ai.