Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka është takuar këtë të hënë me homologun portugez Joao Gomes Ceavinho.
Xhaçka tha se Ballkani i Hapur përbën një shembull pozitiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Sakaq shton se Shqipëria në KS vlerësohet lart pёr lidershipin e saj në çështjet sensitive që trajtohen.
“Ne e vlerësojmë vizionin realist qё Portugalia ka ndaj Ballkanit Perëndimor. Ballkani i Hapur, vlerësuam se përbën një shembull pozitiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kjo përpjekje mbështetet për të thelluar bashkëpunimin ekonomik rajonal, në një mënyrë që promovon integrimin me BE. Rigjallërimi i perspektivës së integrimit të vendeve të rajonit dhe Ukrainës, instrument efikas për të inkurajuar forcimin e paqes.
Bashkëpunimi në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, ekzistojnë mundësitë për një bashkëpunim të frytshëm. Shqipëria në KS vlerёsohet lart pёr lidershipin e saj në çështjet sensitive që trajtohen. Portugalia do tё vijojё tё na mbёshtesё nё sfidat e agjendёs sonё tё pёrbashkёt ndёrkombёtare”,tha ajo.