Presidenti i vendit Ilir Meta është bërë pjesë këtë të mërkurë në punimet e “Forumit të Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se trafikimi i qenieve njerëzore tha kreu i shtetit vijon të mbetet një fenomen shqetësues për Ballkanin dhe Evropën.
“Pavarësisht përpjekjeve të shtuara e mekanizmave vijojnë vështirësitë dhe në mbështetjen e viktimave të mundshme. Shtetet e rajonit preken në dy mënyra. Nga njëra anë shumë prej banorëve migrojnë në vendet e BE, nga ana tjetër, individë të vendeve të treta kalojnë në vendin tonë me synim për të hyrë në BE. Rreth 17% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë qytetarë nga rajoni ynë. Pavarësisht një sërë masash të marra ndër vite trafikimi i fëmijëve është ende shqetësues. Pandemia i bëri fëmijët dhe më të ekspozuar ndaj trafikimit ku vërehet dhe rritja e shfrytëzimit të fëmijëve në internet”, tha ai.