Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar këtë të premte qytetin e Prizrenit ku dhe është takuar me Shaqir Totaj, kreun e Komunës.
Veliaj tha se në këtë kohë që po jetojmë nuk duhet që dy vende të marrin armët por nevojitet bashkëpunimi, për t’i ofruar të rinjve sa më shumë dije.
“Faleminderit për mikpritjen. Më vjen mirë që dakortësuam, edhe Tirana do jetë pjesë e festivalit. Ekobnomia që na vjen nga këto festival është e paimagjinueshme. Sot duhet të mësojmë rrugët e dijes, si dhe jam shumë optimist. Komplimente për qytetin, i rregullt dhe tepër i pastër. Në këtë qytet lëviz ekonomia, ndaj dhe kam shpresa të mëdha”, tha ndër të tjera Veliaj.