Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj është takuar këtë të enjte me kryebashkiakun e Romës, Federico Pizzarotti.
Nëpërmjet një video-live Veliaj njofton se është duke bashkëpunuar me Pizzarotin, për një sërë projektesh artistike, duke nisur me shfaqjen “Verdi Off” në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe teatrin për fëmijë “Pinoku” te Parku i Liqenit.
“Incidentet e ndodhura besoj që nuk do mbahen mend. Qytetarët e Tiranës janë shumë mikpritë, i jam shumë mirenjohës. Para 30 vitesh shqiptarët u nisën drejt Italisë me zero shpresë, dhe tashmë i janë hapur dyert.
Mezi pres që miqësia jonë me shtetin fqinj të vazhdojë”, tha ndër të tjera Veliaj.