Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të martë me kryediplomatin e OSBE, Del Monaco, në lidhje me reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan se SHBA mbështet Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.
“U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.
SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkruan Kim.