Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim zyrtar në Bukuresht ku dhe u prit në Kryeministrinë e Rumanisë (Pallati Viktoria).
Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla shprehet se ky është një bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy qeverive. Sakaq shton se bashkëpunimi duhet të shtrihet edhe në planin e shkëmbimeve tregtare.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer në nivel politik mes dy qeverive tona duhet të ngrihet në një nivel tjetër edhe në planin e shkëmbimeve tregtare. Rumania është një prodhues i madh energjie dhe drithërash dhe në kontekstin e ri të krijuar global kemi plot mundësi bashkëpunimi”, është shprehur Balla.