Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin Ilir Meta në Kosovë. Në një konferencë të për mediat, Osmani tha se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Objektivi ynë i qartë mbetet anëtarësimi në strukturat Atlantike në Bashkimin Evropian. Kosova po përgatit aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE në fund të këtij viti. Për sa i përket NATO-së duhet të bëjmë hapa më të mëdha përpara. Në momentin që Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, siguria në rajon është rritur dhe në momentin që dhe Kosova do të bëhet pjesë kjo siguri do të shtohet edhe më shumë. Kosova e ka të qartë orientimin e saj pro-perëndimorë.
Gjithmonë Kosova ka qenë dhe mbetet në anën e duhur të historisë siç po bën këto kohë. Jemi të vendosur për stabilitetin në rajon”, tha ajo.