U takua me përfaqësuesen e Miçiganit, Veliaj: Punuan fort për strehimin e afganëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë të hënë me përfaqësuesen e Miçiganit, Elissa Slotkin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Veliaj shkruan se Slotkin ka punuar tepër me politikanët në Shqipëri për strehimin e refugjatëve afganë në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Elissa Slotkin është një përfaqësuese e shkëlqyer e Miçiganit ? dhe si ish-banor jam shumë krenar për të. ??

Ajo punoi shumë, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Ambasadoren Yuri Kim, për strehimin e refugjatëve afganë në Shqipëri, ?? duke organizuar një operacion të suksesshëm shpëtimi! ?@

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *