Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është takuar me përfaqësuesit e Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas dhe Nalin Jena.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Kushi bën me dije se ka biseduar me ta rreth forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bankës Botërore në fushën e digjitalizimit dhe përdorimit të teknologjisë në arsim.
Ministrja thekoi ndër të tjera edhe rëndësinë që ka digjitalizimi dhe përdorimi i teknologjisë për ngritjen e një sistemi arsimor të qëndrueshëm që rrit eficencën në mësimdhënie.