Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë të shtunë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Veliaj shkruan se Shqipëria është zotuar të rindërtojë shkolla në Ukrainë.
Sakaq theksoi se vendi ynë do t’i ofrojë edhe një ekspertizë për rimëkëmbjen e vendit.
Postimi i plotë:
Shumë i lumtur që u takova me Presidentin Zelenski në Kiev??, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë ??dhe Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër.
Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra – ne jemi zotuar të rindërtojmë shkolla aty dhe të japim ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës?.