Deputetja, Jorida Tabaku ka dhënë një deklartatë për mediat pas takimit me zyrtarin e PE.
Tabaku tha se biseda u fokusua tek rezoluta e PE për Shqipërinë, duke u ndalur edhe tek reforma në drejtësi.
“Theksova tre elementë rezoluta e miratuar është pamja e qartë e asaj që Shqipëria është sot. Së pari zgjedhjet, ndryshimet e njëanshme favorizuan rezultatin e njëanshëm të zgjedhjeve më 25 prill që njihet dhe sot. Përdorimi i burimeve të administratës publike, databaza e të dhënave ndikuan në rezultatin që është sot. Njihet në rezolutë e PE e është shembull si nuk duhen organizuar zgjedhjet”, tha Tabaku.