Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka dhënë vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-prokuroren e Shkodrës, Esmeralda Ndoci, si dhe të ndalimit të riemërimit të saj në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Vendimi për Ndocin u mor nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Xhensila Pinen.
Sakaq, mësohet se Ndoci nuk ishte e pranishme në seancën e shpalljes së vendimit, por u përfaqësua nga avokatja Antoneta Sevdari.