U tërhoq nga kombëtarja e Kroacisë, por Mario Mandzukic rikthehet sërish…

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut, Juventusit e Milanit, Mario Mandzukic, do ta nisë karrierën e tij si trajner duke punuar si asistent i Zlatko Dalicit te Kroacia.

35-vjeçari u tërhoq në fund të sezonit 2020/2021 dhe është emëruar si ndihmës-trajner i ekipit përfaqësues të Kroacisë.

Mandzukic ka luajtur 89 ndeshje me fanellën e përfaqësueses dhe ka shënuar 33 gola. Ai i ndihmoi ekipit të tij që të arrinte deri në finale të Kampionatit Botëror të vitit 2018 në Rusi, kur u mundën në finale nga Franca.

Si futbollist, ka luajtur edhe në Spanjë te Atletico Madridi, por edhe në Katar te Al-Duhail, në Kroaci te Marsonia, NK Zagreb e Dinamo Zagreb, kurse në Gjermani pos Bayernit, edhe te Wolfsburgu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *