Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve dhe grevën e urisë.
Në një deklaratë për mediat, Kovaçi tha se pedagogët janë tërhequr nga greva e urisë si pasojë e presioneve që i është bërë këtyre të fundit.
Sakaq theksoi se protestat do vazhdojnë në mënyrë periodike.
“Do vazhdojmë protestën. Nesër do të mbajmë protestë kombëtare. Misioni kombëtar vazhdon, është një situatë e përkohshme. Vendosmëria u ballafaqua me një presion të jashtëzakonshëm. Do vendosim në një moment të dytë për grevë urie, presionet kanë ardhur nga kryeministri. Ideja jonë ishte që greva e urisë të ishte e gjerë por si pasojë e presioneve u tërhoqëm”, tha ai.