U tha se makina efektivit përplasi biçiklistin, policia ndërron versionin: Aksidenti është provokuar nga…

Mëngjesin e sotëm policia njoftoi se një automjet i drejtuar nga një efektiv me inicialet P.N., pjesë e grupit të kontrollit të territorit, përplasi një 55-vjeçar me inicialet A.G., i cili po lëvizte me biçikletë, “në rrugën ‘Myslym Keta’.

Mirëpo pasdite policia ka ndërruar versionin e dinamikës së aksidentit, teksa deklaron se aksidenti është provokuari nga një tjetër mjet, në drejtimin e të cilit ishte shtetasi Xh.K, 36 vjec. Policia bën me dije se drejtuesi i makinës ka hapur derën duke goditur kështu bIçiklistin.

Shtetasi A. G., është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjithmonë sipas uniformave blu, makina e policisë nuk ka pasur kontakt me të aksidentuarin.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e ngjarjes.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *